KryesoreLajme

Turi në Rajon, ministri i Jashtëm i Shqipërisë viziton sot Kosovën! Pritet nga Gërvalla

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani do të vizitojë sot Kosovën në kuadër të turit të tij tre ditor në Rajon.

Fillimisht, Hasani po pritet në takim nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Takimi do të zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa pas takimit bilateral dy homologët do të zhvillojnë një konferencë për mediat.

Lexo më shumë  Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk duhet të merren si të mirëqena

Sipas agjendës Hasani do të ketë takim edhe me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjucfa.

YouTube player