Sport

Tuchel: Lukaku gati për Arsenalin, na duhej një sulmues si ai – këtë vit jemi edhe më të fortë

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka folur me fjalë të mëdha për Romelu Lukakun, i cili sipas tij është gati të debutojë që në fundjavë në derbin e Londrës ndaj Arsenalit.

Arsenali pret Chelsean  në “Emirates Stadium”, ndërsa Blutë duhet të bëjnë pa amerikanin Christian Pulisic, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Por Tuchel mund të mbështetet te blerja më e madhe e kësaj vere, Romelu Lukaku, i cili është stërvitur me skuadrën dhe do të jetë i grumbulluar.

“Gjatë javës është stërvitur me lojtarët që janë disi më mbrapa në përgatitje, megjithatë duket në formë mjaft të mirë dhe mund të luajë nga minuta e parë. Gjithsesi një vendim final për të do ta marrim vetëm pasi të kryejmë edhe seancën stërvitore të shtunën”,ka thënë trajneri gjerman.

Lexo më shumë  FIFA publikon renditjen e re, Shqipëria ngjitet në vendin e 66-të, Kosova në të 76-in

Edhe pse Chelsea pagoi plot 115 milionë euro për kartonin e Lukakut, trajneri Tuchel e konfirmon se kjo ishte e domosdoshme, pasi skuadrës i duhej një sulmues i tillë.

“Na mungonte një sulmues si Lukaku dhe them se kemi gjetur profilin e duhur për të udhëhequr repartin e sulmit. Megjithatë ne po punojmë për të pasur edhe alternativa të tjera loje, në varësi të asaj që na imponojnë kundërshtarët në ndeshje të caktuara”.

Lexo më shumë  FIFA publikon renditjen e re, Shqipëria ngjitet në vendin e 66-të, Kosova në të 76-in

“Duam të jemi një skuadër e fortë, madje më e fortë se vitin e kaluar dhe me Lukakun kemi disa mundësi më shumë për të organizuar manovrat sulmuese”,deklaroi Tuchel.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *