Art & Kulturë

Tryezë përkujtimore për Papën me origjinë shqiptare, 300 vite nga vdekja e tij

Papa Klementi është një ndër pak përfaqësues me origjinë shqiptare në krye të Vatikanit, por me një kontribut goxha të madh jo vetëm për botën e krishterë, por edhe për Shqipërinë.

Në 300 vjetorin e vdekjes, akademia “Rrënjët Tona”, zhvilloi një tryezë përkujtimore në nderim të tij.

Gjatë aktivitetit u bë më dije për pjesëmarrësit, jeta dhe veprimatia e Papa Albani-t, ndërsa u hodh dritë mbi kontributet e rëndësishme që ai ka dhënë.

Me rëndësi është edhe harta e vitit 1689 “Albania”, hartë në të cilën figruon për herë të parë emir i Tiranës në formën Terrana dhe disa vendndodhje të tjera.

“Është harta e parë, ku përmendet, ku figuron emri i Tiranës në formën Terrana, Kruaja Patria di Skanderbe, pra vendlindja e Sjënderbeut, Kalaja e Rodonit emërtohet Torre di Skanderbe.”

Në këtë tryezë nuk munguan as kritikat për gjetjet e kësaj tryeze. Ish-drejtori i arkivit të shtetit Gjet Ndoj, është një prej tyre./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *