Bota

Truss: Duhet të armatosim Moldavinë, Putini nuk ka hequr dorë nga ambiciet e tij pushtuese

Moldavia duhet të “pajiset me armët e NATO-s” për t’u mbrojtur kundër Rusisë, sipas një deklaratë të sekretares së jashtme britanike, shkruan The Guardian.

Në një intervistë me The Telegraph, Liz Truss tha se Mbretëria e Bashkuar po diskuton perspektivën me aleatët e saj, duke qenë se Vladimir Putini ka qenë “i qartë në lidhje me ambiciet e tij për të krijuar një Rusi më të madhe”.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Ajo tha se qëllimi ishte mbrojtja e Ukrainës por kjo, vlen edhe për “shtetet e tjera të cenueshme” si Moldavia, e cila nuk është anëtare e NATO-s.

“Ajo për të cilën ne jemi duke punuar në këtë moment është një komision i përbashkët me Ukrainën dhe Poloninë për përmirësimin e mbrojtjes së Ukrainës në standardin e NATO-s,” tha Truss.

E pyetur nëse kjo është për shkak se Rusia përbën një kërcënim sigurie për Moldavinë, ajo tha: “Absolutisht. Dua të them, Putini ka qenë i qartë për ambiciet e tij për të krijuar një Rusi më të madhe.

Lexo më shumë  NATO rrëzon raketën e dyte balistike iraniane që shkel hapësirën ajrore turke

“Dhe vetëm për shkak se përpjekjet e tij për të marrë Kievin nuk ishin të suksesshme, nuk do të thotë se ai i ka hequr dorë nga këto ambicie.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *