KryesoreLajme

Kosova në Këshilli të Evropës, vjen mbështetja e madhe nga kryediplomati austriak

Austria mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.

Sipas agjencisë së lajmeve APA, Schallenberg ka deklaruar se pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, “kërkohet një pozicion i ri gjeostrategjik në Evropë”.

Ai ka deklaruar se kjo situatë duhet të shfrytëzohet për të siguruar një model të qëndrueshme jete në Evropë.

Lexo më shumë  Haxhiu: S’kam thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE i hapë rrugë padisë për gjenocid

“Kjo përfshin edhe pranimin e anëtarëve të rinj. Ne mirëpresim dëshirën e Kosovës për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës”, ka thënë kryediplomati austriak.

Kjo deklaratë e Schallenberg është raportuar në disa media serbe.

Serbia, gjatë ditëve të fundit, ka bërë përpjekje të pareshtura diplomatike për ta minuar mundësinë e Kosovës që të bëhet pjesë e kësaj organizate evropiane.

Aplikimi i Kosovës nuk është futur në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt sot në Torino të Italisë.

Lexo më shumë  Bulliqi dhe Aliu nënshkrujanë memorandum bashkëpunimi në vlerë mbi 1 milion euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *