Lajme

Truproja shqiptar i Biden valëvit flamurin shqiptar në tarracën e Shtëpisë së Bardhë

SHBA– Një prej truprojave të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shqiptar. Djali në foto shihet duke valëvitur një fanellë me flamurin shqiptar në tarracën e Shtëpisë së Bardhë, në SHBA.\

Foton e ka ndarë në rrjetet sociale, Gjon Juncaj, një prokuror shqiptaro-amerikan, i cili ka punuar disa vite edhe në ambasadën amerikane në Tiranë, për të ndihmuar zbatimin e reformës në drejtësi.

Lexo më shumë  Arta Dade godet fort Ramën: Socialistët e vërtetë janë në protestë, jo në antimitingun e organizuar me administratë dhe presion

“Përgëzime mikut tim dhe vëllait shqiptar, pas përfundimit të misionit të tij në Shërbimin Sekret Amerikan. Nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë, po i tregon gjithë botës krenarinë e tij pas 30 vitesh që ka mbrojtur Presidentet e Shteteve të Bashkuara. Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty!”, shkruan Junçaj në statusin e tij në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  Kush janë 20 personat e dosjes së SPAK? Emrat e grupit që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *