KryesoreLajme

Trupat e pajetë të 6000 persoanve, të vrarë gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, ende nuk dihet se ku prehen. Të harruar edhe në demokraci

Trupat e pajetë të 6000 persoanve të vrarë gjatë diktaturës komuniste ende nuk dihet se ku prehen.

Për gjetjen e eshtrave të tyre, Autoriteti i dosjeve thotë se do të dërgojë në kuvend ligjin për  të vënë në lëvizje të gjitha institucionet e nevojshme

Në 45 vite të regjimit komunist u vranë e u zhdukën 6000 persona të konsideruar armiq politik.

Sot pas 33 vitesh ende nuk ka gjurmë të varrit të tyre.

Lexo më shumë  Certifikohen snajperistët, do t’i shtohen FSK-së

Në një tjetër tryezë të zhvilluar këtë të mërkurë u fol sërish vetëm për shifra dhe një hartë dërguar bashkive.

‘’Po punojmë me bashkitë për ti ruajtur vendvarrimet. Në Shkodër kemi vënë tabelën, është ruajtur vendi.

Gjithë bashkive vazhdimisht i cojmë shkresa”.

Autoriteti i dosjeve thotë se do të dërgojë në kuvend ligjin për angazhimin e institucioneve në gjetjen e eshtrave.

‘’Ne duam që qeveria më në fund të marri përsipër hapjen. Janë hartuar aktet”.

Lexo më shumë  Lubonja: Nëse SPAK do ishte i pavarur, Veliaj do të arrestohej

Prokuroria nuk është përfshirë në hetimin e autorëve, por ka rënë në gjurmën e një varri

‘’Deri tani kemi vetëm një rast në Fier’’.

Megjithatë shqipëria është shumë pas krahasuar me reagimin që kanë pasur shtete të tjera për gjetjen e trupave të të vrarëve nga politika.

Në diskutime u theksua edhe një herë domosdoshmëria e vendosjes së dinjitetit për të dënuarit politik.

Rruga Press

YouTube player