Lajme

Trumpi uron 18-vjetorin e Pavarësisë: ShBA-ja e palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritetin territorial të Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump e ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë. 

Në një letër dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Trumpi ka theksuar se ShBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. 

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Ndërsa marrëdhëniet tona vazhdojnë të thellohen, ne presim me padurim ta zgjerojmë partneritetin tonë, përfshirë përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve që nxisin prosperitetin e përbashkët”, thuhet në letrën e Trumpit. 

Lexo më shumë  Kurti: Kosova partnere e besueshme e Bashkimit Evropian

Më tutje në letër thuhet se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë krah për krah me Kosovën për të avancuar paqen dhe stabilitetin për përfitim të ndërsjellë.

“Dua t’ju falënderoj ju dhe të gjithë kosovarët për mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të zgjidhur sfidat globale në Ukrainë, Gaza dhe gjetkë. Gjithashtu e mirëpres Kosovën si një anëtare themeluese të Bordit të Paqes, i cili synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë”, thuhet në letrën e Trumpit.

Lexo më shumë  Kurti: Zhvilluam takime të shumta bilaterale në Mynih, me fokus sigurinë dhe rritjen e investimeve në mbrojtje

Në letër thuhet se ky përvjetor është një mundësi për të reflektuar mbi përparimin e Kosovës, duke parë përpara drejt një bashkëpunimi dhe partneriteti edhe më të fortë.

Rruga Press

YouTube player