Trumpi tha se po shqyrton largimin e ShBA-së nga NATO, reagon kryeministri britanik
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se po e shqyrton fuqimisht largimin e ShBA-së nga aleanca e NATO-s.
Në një intervistë presidenti amerikan tha se gjithmonë e dinte se aleanca ishte një “tigër letre”.
ShBA-ja është një nga anëtarët themelues të NATO-s kur ajo u krijua në vitin 1949.
Trumpi i ka kritikuar vazhdimisht anëtarët e NATO-s gjatë luftës së Iranit, për mosofrimin e mbështetjes së mjaftueshme ushtarake për Uashingtonin.
I pyetur në lidhje me deklaratën e Trumpit, Keir Starmer tha: “NATO është aleanca ushtarake më efektive që bota ka parë ndonjëherë.”
“Na ka mbajtur të sigurt për shumë dekada dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s”, shtoi kryeministri britanik.
Starmer theksoi se “pavarësisht presionit” mbi të dhe udhëheqës të tjerë, ai do ta vinte “interesin kombëtar” në radhë të parë dhe do ta mbante Mbretërinë e Bashkuar jashtë luftës.
Rruga Press

