Bota

Trumpi tani kapet me kancelarin gjerman: Merru me vendin tënd të shkatërruar

Donald Trump ka kritikuar ashpër kancelarin e Gjermanisë, duke thënë se ai duhet të përqendrohet më shumë në përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilën e ka cilësuar si një fushë ku kancelari ka qenë “plotësisht joefektiv”.

Sipas presidentit amerikan, Friedrich Merz po neglizhon problemet e brendshme të vendit, veçanërisht çështjet e emigracionit dhe krizës energjetike që po prekin ekonominë gjermane.

Lexo më shumë  Oligarkët e Orbanit po nxitojnë të ikin nga Hungaria me pasuritë e tyre

Ai gjithashtu e ka akuzuar kancelarin për përfshirje dhe ndërhyrje në çështjet ndërkombëtare që lidhen me përpjekjet për të neutralizuar kërcënimin bërthamor të Iranit.

Trumpi ka theksuar se veprimet kundër programit bërthamor iranian po kontribuojnë në rritjen e sigurisë globale.

Sipas tij, kjo qasje e bën botën më të sigurt, përfshirë edhe Gjermaninë, ndërsa ka kërkuar që Berlini të fokusohet më shumë në sfidat e veta të brendshme.

Lexo më shumë  Nafta arrin rekord/ Çmimi në bursa, 126 dollarë për fuçi, më i larti prej sulmit në Ukrainë në 2022

Aludimet kanë qenë të shpeshta se presidentit Trump dhe njerëz pranë tij mbështesin partinë gjermane të ekstremit të djathtë AFD, kundërshtare e Merzit. 

Rruga Press

YouTube player