BotaKryesore

Trumpi shpeh hapur qëndrimin filorus: Lëvizja e Putin ishte gjeniale

Kur i gjithë perëndimi i ka dënuar urdhrat e Putinit për dërgimin e trupave në Ukrainë, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka quajtur “gjeniale”.

Duke folur në një emision radiofonik, Trumpi u pyet për përgjigjen e Presidentit Biden ndaj dërgimit të forcave ushtarake të Putinit në Ukrainë.

“Kjo është gjeniale. Putini shpalli një pjesë të madhe të Ukrainës si të pavarur. Oh, kjo është e mrekullueshme. Pra, Putini tani po thotë: Është e pavarur, një pjesë e madhe e Ukrainës.

Lexo më shumë  Ekonomia e luftës: Pse perëndimi duhet të rris prodhimin masiv të armëve?

Unë thashë me vete: “Sa e zgjuar është kjo?” Dhe ai do të hyjë tani dhe do të jetë një paqeruajtës. Kjo është forca më e fortë e paqes … Ne mund ta përdorim atë në kufirin tonë jugor” – tha Trumpi.

Ish-presidenti republikan vazhdoi të lavdërojë Putinin duke përçmuar pasardhësin e tij.

“Duhet të thuash se është shumë i zgjuar. Dhe e dini cila ishte përgjigja nga Bideni? Nuk pati asnjë përgjigje” – e mbylli Trumpi.

Lexo më shumë  Konsiderohej si njeriu kyç i Iranit në luftë - IDF: Këshilltari i sigurisë së Iranit, Ali Larijani është vrarë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *