Bota

Trumpi përballet me një dënim deri në katër vite burg

Donald Trump akuzohet për 34 akuza për falsifikim të dokumenteve të biznesit për të mbuluar një pagesë prej 130 mijë dollarësh (120 mijë euro) për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Ish-presidenti amerikan përballet me dënime nga gjoba deri në katër vjet pas hekurave.

Gjykatësit mund ta dënojnë 77-vjeçarin për të gjitha akuzat, ta shpallin atë të pafajshëm për të gjitha akuzat, ose të japin një vendim të përzier që mund ta shohë fajtor për disa akuza dhe jo të gjitha.

Lexo më shumë  BE-së i kërkohet ndërtimi i një linje mbrojtëse përgjatë kufirit me Rusinë e Bjellorusinë

Gjykata do të fillojë seancën në orën 10:00 të mëngjesit (16:00 me orën e Kosovës) dhe udhëzimet do të zgjasin rreth një orë. Ai do të shqyrtojë secilën nga akuzat dhe do të shpjegojë elementët e krimit të supozuar.

Përndryshe Trump pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me aktoren, asaj i kishte ofruar shumën e lartcekur të parave, në mënyrë që mos të flas në kohën kur po zhvillohej fushata për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2018. 

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi, Putini pranon se marina është e pambrojtur

Rruga Press

YouTube player