BotaKryesore

Trumpi kërkon ndihmë nga Putini për të luftuar presidentin Biden

Donald Trumpi i kërkon presidentit rus, Vladimir Putin, të publikojë informacione kompromentuese që mund të ketë për djalin e presidentit Biden.

Në mes të kritikave për respektin e tij të lartë për presidentin rus ish-presidenti Donald Trump përdori këtë javë një intervistë me “Just the News” për t’i kërkuar Putinit të publikojë çdo informacion kompromentues dhe të dëmshëm që mund të ketë ai për familjen Biden.

Ish-presidenti Donald Trump pretendon se një oligark rus i ka dhënë dhjetë vjet më parë Hunter Bidenit, djalit të dytë të presidentit Joe Biden, 3.5 milionë dollarë, për bashkëthemelimin e një kompanie.

Lexo më shumë  UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore

Shtëpia e Bardhë e kritikoi ashpër Donald Trumpin për intervistën. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield, tha se vetëm një Donald Trumpi mund t’i shkojë në mendje në një situatë të tillë se “tani është koha e duhur për të bërë skema me Vladimir Putinin dhe për t’u mburrur për lidhjet e tij me Vladimir Putinin.”

Taktikë e vjetër e Trumpit

Kjo nuk është hera e parë që Trumpi bën thirrje për ndihmë nga Rusia për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë. Gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016 kundër demokrates Hillary Clinton, republikani u bëri publikisht thirrje hakerëve rusë të ndihmonin në gjetjen e emaileve të Klintonit, duke thënë: “Rusi, nëse po dëgjon, shpresoj të jesh në gjendje të gjesh 30,000 emailet”. 

Lexo më shumë  Borrell paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme në prag të zgjerimit

Deri tani nuk ka asnjë provë që Hunter Bideni është përfshirë në marrëdhënie të paligjshme me Rusinë. Por ai është nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë për evazion fiskal në lidhje me bizneset e tij në Kinë. Djali i presidentit është kritikuar nga Trumpi dhe të tjerët edhe për aktivitetet e tij financiare në Ukrainë./DW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *