Lajme

Trumpi e nominon ushtarakun Wendt për ambasador në Shqipëri

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nominuar Eric Wendt për ambasador në Shqipëri, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë të hënën.

Nëse kalon votimin në senat, Wendt do të jetë pasues i Yuri Kimit që u largua nga Shqipëria në vitin 2023. Para tij, dështoi emërimi i diplomatit David Kostelancik.

Lexo më shumë  Suspendohen 11 zyrtarë policorë për rastin e Arlinda Zekajt

Wendt është gjenerallejtënant i pensionuar në Ushtrinë Amerikane. Ka shërbyer për autoritetet amerikane që nga viti 1986. Ka qenë i përfshirë edhe në koordinimet Izrael-Autoriteti Palestinez, por edhe në misione për Korenë e Afganistanin.

Më 2020 ishte nominuar për ambasador në Katar, por konfirmimi dështoi për shkak të mbledhjeve të shtyra të Kongresit dhe nominimi u kthye prapa pa votim fare.

Lexo më shumë  Ina Zhupa: Rama i tmerruar nga protesta studentore, shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit.

Rruga Press

YouTube player