BotaKryesore

Trump tha se BE-ja u formua për ta shkatërruar SHBA-në, reagon ashpër kryeministri polak

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, iu përgjigj presidentit amerikan, Donald Trump për deklaratën se Bashkimi Evropian u krijua për të shkatërruar amerikanët.

Përmes rrjetit social X, lideri polak mohoi se dikush në BE po e shikopn në këtë mënyrë politikën.

“Bashkimi Evropian nuk u formua për të shkatërruar askënd. Përkundrazi, u krijua për të ruajtur paqen, për të ndërtuar respekt mes popujve tanë, për të krijuar tregti të lirë dhe të ndershme dhe për të forcuar miqësinë tonë transatlantike. Kaq e thjeshtë”, tha Tusk.

Presidenti amerikan foli për nevojën e vendosjes së taksave doganore për vendet e BE-së, duke theksuar se BE-ja ishte formuar me qëllimin për të dëmtuar fuqinë dhe forcën ekonomike të Amerikës.

Lexo më shumë  Meksika ndalon zyrtarisht mbjelljen e misrit të modifikuar gjenetikisht

“Unë i dua vendet evropiane. Shihni, le të jemi të sinqertë. Bashkimi Evropian u krijua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është arsyeja, dhe ata e bënë këtë mirë”, tha Trump.

Në një pyetje për mundësinë e taksave hakmarrëse nga ana e BE-së për produktet amerikane, Trump tha se nuk ishte i shqetësuar.

Ndryshe, Trump ka paralajmëruar se do të vendos taksa shtesë prej 25 për qind për vendet e BE-së dhe Kinës.

YouTube player