Bota

Trump: ShBA-së do t’i duhet ta sulmojë Iranin sërish

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të martën se Shteteve të Bashkuara mund t’u duhet ta godasin Iranin sërish.

Trumpi po ashtu ka thënë se ishte vetëm një orë larg së vendosuri për një sulm, para se ta shtynte atë, me kërkesë të vendeve të Gjirit. 

“Isha vetëm një orë larg vendimit për të nisur sulmet sot”, u ka thënë Trumpi gazetarëve në Shtëpi të Bardhë. 

Lexo më shumë  Gjermania teston një raketë me rreze veprimi prej 500 km një ditë pas përshkallëzimit të madh me Rusinë

Trumpi ka shtuar se liderët iranianë po luten që të bëjmë marrëveshje, por se sulmet e reja do të ndodhin në ditët në vijim nëse marrëveshja nuk arrihet.

“Epo, dua të them, po them dy ose tre ditë, ndoshta të premten, të shtunën, të dielën, diçka të tillë, ndoshta në fillim të javës tjetër, një periudhë e kufizuar kohore, sepse nuk mund t’i lejojmë ata të kenë armë të re bërthamore”, ka deklaruar Trumpi të martën. 

Lexo më shumë  BE dhe NATO zotohen të shtojnë presionin ndaj Rusisë pas ‘përshkallëzimit të ri’ në Gjermani

Rruga Press

YouTube player