Bota

Trump përballet me 7 akuza për dosjet “top secret”, dy avokatë të tij japin dorëheqje

Akti i akuzës kundër Donald Trump lidhur me çështjen e dokumenteve të klasifikuara të ruajtura në shtëpinë e tij dolën më në fund dhe është tronditëse. Dihet tashmë se Trump-i ruajti në shtëpinë e tij dokumente e klasifikuara që përmbanin informacione mbi aftësitë e mbrojtjes së ushtrisë amerikane dhe vendeve të huaja (programet bërthamore të SHBA-së, dobësitë e mundshme ndaj sulmit ushtarak, planet për kundërsulmet).

Mësojmë gjithashtu se në dy raste në vitin 2021, ai u ka treguar këto dokumente të klasifikuara personave të tjerë pa autorizim, duke përfshirë “një kartë të klasifikuar të lidhur me një operacion ushtarak”.

Dhe për ta çuar deri në fund këtë delir politiko-juridike, Trump u përpoq të pengonte hetimin duke i sugjeruar avokatëve të tij të fshehin ose shkatërronin dokumentet e kërkuara nga gjykata e lartë, një pengesë më shumë se komprometuese për sa i përket konfidencialitetit të dokumentave.

Në total: 38 akuza, duke përfshirë 31 për mbajtjen dhe fshehjen e qëllimshme të dokumenteve konfidenciale në lidhje me mbrojtjen kombëtare.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të përballet me shtatë akuza, në lidhje me mbajtjen në rezidencë private të informacionit të klasifikuar të mbrojtjes kombëtare, si dhe për pengim të drejtësisë.

Trump do të paraqitet në një gjykatë federale në Miami të martën që vjen, pasi akuzohet për mënyrën e trajtimit të dokumenteve të klasifikuara. Kjo u bë e ditur nga avokati i tij.

Vetë Trump ka informuar se sëbashku me të, nën akuzë është vënë edhe një ish- ndihmës i tij ushtarak, Walt Nauta, i cili gjithashtu akuzohet për trajtimin e dosjeve të klasifikuara.

Aktakuza përmban një dokument që detajon akuzat kundër tij, por që ende nuk është bërë publik. Ekipi ligjor i Trump pati një tronditje të konsiderueshme pasi avokatët, Jim Trusty dhe John Rowley, njoftuan dorëheqjen.

Rivalët republikanë Ron DeSantis dhe Mike Pence janë shprehur kundër aktakuzës dhe kanë treguar mbështetje për Trump. Ish-presidenti, i cili po bën fushatë për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, thotë se masa është “një akt i neveritshëm i ndërhyrjes në zgjedhje”.

Lexo më shumë  Franca zbulon numrin e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Kjo është thirrja e dytë gjyqësore për Trump brenda pak muajsh, pasi një juri e madhe e Nju Jorkut e paditi atë në prill.

Dorëheqja e avokatëve

Në këto momente gjërat duket se po ecin me shpejtësi, pasi nëpërmjet një deklarate dy avokatë të Donald Trump, kanë dhënë dorëheqjen si këshilltar ligjor. Jim Trusty dhe John Rowley njoftuan vendimin e tyre për t’u larguar.

“Këtë mëngjes kemi dorëzuar dorëheqjet tona si këshilltarë të Presidentit Trump. Ne nuk do ta përfaqësojmë më atë as në çështjen për të cilën është paditur, por as në hetimin e 6 janarit”,- tha dyshja e avokatëve nëpërmjet një deklarate.

Ata thanë se ishte “një nder” që për një vit mbrojtën Trump, por për shkak se çështja është depozituar në Miami, Trusty dhe Rowley mendojnë se është një “moment logjik” për t’u larguar. Deklarata erdhi jo shumë kohë pas njoftimit të vetë Trump në Truth Social.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *