BotaKryesore

Trump nis presidencen, poashtu nis dhe gafat, i thotë gazetarit se Spanja është një shtet anëtar i BRICS-it

Mandati i parë i presidencës e shoqëria Trump-in edhe me mjaft gabime në lidhje me çështje gjeografike apo historike, ku ndër to mund të përmendim që ‘Marrëveshjen e Washingtonit’ Hoti-Vuçiq atëherë Trumpi e pati quajtur një kontibuim për paqe në lindjen e mesme.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke nënshkruar dekretet e tij të para si kreu i shtetit, e quajti Spanjën një vend të BRICS-it.

Dhe siç kujtojnë mediat e huaja, bëhet fjalë për vendin që është një nga tre anëtarët evropianë të NATO-s që nuk kanë arritur ende kufirin e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s prej 2% të PBB-së.

Ai më pas pyeti nëse Spanja ishte një shtet i BRICS-it. Pastaj madje e konfirmon se Spanja është një shtet i BRICS-it dhe e pyet gazetarin me nënçmim ‘A e dini se çfarë është një shtet i BRICS-it’.

Lexo më shumë  Sveçla: MPB përmbyll një tremujor të suksesshëm në funksion të zbatimit të mandatit të saj

Kësaj radhe bëhet fjalë për një shtet më të madh evropian se Kosova dhe Serbia dhe gjithashtu një anëtar të Nato-s.

Është dije e cekët gjeopolitike të dish se asnjë shtet anëtar i Nato-s nuk është në BRICS dhe vetëm një deri më tani ka aplikuar, Turqia e cila nuk u pranua pas rrefuzimit të Indisë.

Anëtarët kryesorë të aleancës janë në fakt Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Lexo më shumë  Protesta e opozitës në Tiranë, 11 të arrestuar, 22 të shoqëruar në polici

“Nëse vendet e BRICS duan ta bëjnë këtë, kjo është në rregull, por ne do të vendosim të paktën një tarifë 100% për biznesin që ata bëjnë me Shtetet e Bashkuara”, tha më tej Trump.

YouTube player