Bota

Trump do paguajë 10 mijë dollarë në ditë, derisa të dorëzojë në prokurori dokumentet e kërkuara

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i është vendosur një dënim i rëndë – pra ai duhet të paguaj nga 10 mijë dollarë çdo ditë derisa të dorëzojë dokumentet që kanë të bëjnë me biznesin e tij.

Trump është shpallur fajtor për mosrespektim të gjyqit në New York, pasi nuk ka dorëzuar dokumentet e kërkuara.

Lexo më shumë  Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Ai është urdhëruar të paguajë 10 mijë dollarë në ditë, derisa të dorëzojë dokumentet e kërkuara në zyrën e prokurorit të shtetit.

Trump nuk ka arritur të ngadalësojë ftesën e gjykatës pasi nuk i dorëzoi dokumentet e kërkuara deri në afatin e paraparë – pra me 3 mars që më pas u shty deri më 31 mars me kërkesë të avokatit të tij.

Lexo më shumë  Trumpi i drejtohet Izraelit dhe Iranit: Ndaloni menjëherë sulmet

Prokurorja Leticia James po heton nëse organizata “Trump” tregoi vlerën e pasaktë të pronave të saj, për të marrë kredi dhe të ulë taksat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *