Sport

Tronditet Kombëtarja, Armando Broja dëmtohet dhe rrezikon sfidën me Poloninë

Një lajm jo i mirë vjen për kombëtaren shqiptare dhe për tifozët e Armando Broja. Sulmuesi kuqezi po përballet me shqetësime fizike dhe nuk do të jetë i gatshëm për t’u aktivizuar në fushë për disa javë.

Konfirmimi ka ardhur nga trajneri i Burnley, Scott Parker, në prag të sfidës së të shtunës ndaj Chelsea. Në konferencën për shtyp, tekniku anglez bëri të ditur se sulmuesi shqiptar ka pasur një problem të vogël fizik që ka zgjatur prej disa javësh.

Lexo më shumë  Mirlind Daku shpreson të jetë gati ndaj Polonisë

“Ai ka pësuar një problem të vogël, që ka vijuar prej disa javësh, dhe na është dashur të ndërhyjmë. Nuk do të mungojë shumë, shpresojmë që brenda disa javësh të jetë gati”, deklaroi Parker.

Ky zhvillim përbën shqetësim edhe për Kombëtarja shqiptare e futbollit, ku Broja konsiderohet një nga lojtarët kryesor të repartit ofensiv dhe ka qenë titullar në ndeshjet e fundit.

Lexo më shumë  Mirlind Daku shpreson të jetë gati ndaj Polonisë

Në fund të muajit mars, kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në kuadër të “play-off”-it për kualifikimin në Kampionatin Botëror, sfidë në të cilën prania e sulmuesit do të ishte një plus i rëndësishëm për objektivat e ekipit.

YouTube player