KryesoreLajme

Konjufca takohet me Prattipatin: Bashkëpunimi me ShBA-në, përcaktim i pandryshueshëm

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Annu Prattipati.

Sipas njoftimit, Konjufca pranoi urimet nga Prattipati për detyrën e re dhe zhvilloi bashkëbisedim për pikëpamjet mbi çështjet dhe aspektet e interesit të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë  Zgjohet Policia pas raportimeve për shkelje: kujtohet të ruajë të drejtat e të miturve, të mos kontrollojë telefonat pa urdhër gjykate dhe të përdorë forcë proporcionale

“Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova pas themelimit të institucioneve të reja. Bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të mbetet përcaktim i pandryshueshëm i institucioneve të reja.”.

YouTube player