Bota

TRONDITËSE! Çifti përdhunon 3 vite rrjesht vajzën, shkonin në kishë, i bënin video

ANGLI– Rasti i përdhunimit të një të miture nga një çift në Angli ka marrë vëmendjen dhe mllefin e qytetarëve. Një zëvendësdrejtore dhe i dashurit i saj të përdhunuan dhe abuzuan me një vajzë të vogël për 3 vite me radhë.

Julie Morris shkonte në kishë për 30 vjet dhe në 3 vitet e fundit ajo kishte abuzuar dhe përdhunuar një vajzë të re për të kënaqur seksualisht të dashurin e saj, David Morris, 52 vjeç. Çifti ishin njohur në një faqe internet të quajtur Plenty of Fish dhe filluan shpejt një marrëdhënie seksuale “intensive”.

Lexo më shumë  Zelensky e quan të padrejtë propozimin gjerman për anëtarësim: Kievi do të mbetej pa zë

Vajzën e re, viktimë e abuzimit ata e kishin mësuar të besonte se ajo çfarë po bënin ishte normale. Julie Morris u burgos të mërkurën me 13 vjet ndërsa David Morris u dënua me 16 vjet.

Në gjykatë u paraqitën ca video ku gruaja qeshte teksa përdhunonin vajzën e mitur, dhe të dy pranuan krimin që kishin kryer. Opinioni publik shpërtheu ashpër pas këtij rasti duke kërkuar dënimin maksimal të tyre.

Lexo më shumë  Polonia forcon krahun lindor të NATO-s me aeroplanët luftarakë amerikanë F-35

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *