Tritoli në shtëpinë e Armand Dukës, lirohet nga burgu Arlen Hasanaj
Gjykata e Durrësit ka liruar nga burgu Arlen Hasanaj, i cili u arrestua si personi i dyshuar për vendosjen e sasisë së tritolit në derën e jashtme të banesës së kreut të FSHF-së, Armand Duka. Ngjarja ndodhi pak pas orës 22:00, më 25 janar 2022.
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të 36-vjeçarit biznesmen, për ndryshim të masës së sigurisë.
Kështu, gjykata e Durrësit, nga “arrest me burg” ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Mësohet se avokati ka paraqitur prova të reja, të cilat u pranuan nga gjykata, e cila ndryshoi masën e sigurisë.
Rruga Press