Lajme

SKANDALI/ Bashkia Tiranë fshihet pas projektit tek Bregu i Lumit, ‘fantazma’ pjesë e skemës

30 % e aksioneve të kompanisë “Superbeton sh.p.k.” që pritet të ndërtojë një pjesë të madhe të projektit “Riverside”, (Bregu i Lumit) rezulton të jetë në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në një denoncim të publikuar nga një faqe në Facebook shkruhet se “Superbeton sh.p.k.” është në pronësi të tre subjekteve: “Euroteorema Peqin sh.p.k” (4) që zotëron 51% të aksioneve, “Bashkia Tiranë”, që zotëron 30% dhe “Bran Development” (5) me 19% të aksioneve, gjë që tregon se pas këtij projekti dhe marrjes së tokave ku kishin ngritur shtëpitë dhjetëra qytetarë fshihet vetë Bashkia Tiranë.

Ajo që e thellon më shumë skandalin është se Euroteorema sh.p.k. është njëra nga kompanitë që ka fituar tenderin për ndërtimin një prej segmenteve të Unazës së Madhe. Kurse “Bran Development sh.p.k.”, një kompani fantazëm e regjistruar vetëm një muaj para se të merrte në zotërim aksionet te Superbeton sh.p.k., dhe pa asnjë asnjë aktivitet tjetër financiar. Për këto arsye kërkohet nisja e hetimeve.

  1. Në VKM nr. 533 (1) ku përcaktohen sipërfaqet që do marrë secila familje e prekur nga projekti “Riverside”, del që 48% të totalit të metrave në dispozicion për dëmshperblim do i marrë një kompani. Kjo kompani është “Superbeton sh.p.k.” (2) dhe pritet të marrë 41 720.6 m katror ndërtim (3) në objektet e reja që në vlerë monetare kapin shifra rreth 30 milion euro, pa u kryer asnjë ndërhyrje urbanizuese në zonën në fjalë. Superbeton Shpk në fakt rezulton pronare e rreth 74 000 m2, duke trashëguar truallin e Ndërmarrjes së Materialeve të Ndërtimit, ndryshe e thënë rreth 1/4 e gjithë zonës që prek projekti, ndërkohë që çdo banesë dhe truall ka mbetur peng i legalizimeve prej 15 viteve vetëm pak metra më tutje. Për më tepër, këta banorë janë cilësuar edhe zaptues ndërkohë që trualli ku banojnë sot ka pasur te njëtin titull pronësie si ai i ish-NMN – pronë publike. Natyrshëm lind pyetja “Kujt i është referuar nënkryetari i Bashkisë si pronë publike?”
  2. Kompania në fjalë, “Superbeton sh.p.k.” është në pronësi të tre subjekteve: “Euroteorema Peqin sh.p.k” (4) që zotëron 51% të aksioneve, “Bashkia Tiranë”, që zotëron 30% dhe “Bran Development” (5) me 19% të aksioneve. Pra, kjo është një pronë tashmë e privatizuar që maskohet si pronë publike, përmes 30% që zotëron Bashkia Tiranë.

III. Sikur të mos mjaftonte kaq, Euroteorema sh.p.k. është njëra nga kompanitë që ka fituar tenderin për ndërtimin një prej segmenteve të Unazës së Madhe (6).  Ndërsa akoma edhe më skandaloze paraqitet situtata me “Bran Development sh.p.k.” (7), një kompani fantazëm e regjistruar vetëm një muaj para se të merrte në zotërim aksionet te Superbeton sh.p.k., për më tepër pa asnjë asnjë aktivitet tjetër financiar. I bëjmë thirrje të gjitha instuticioneve përgjegjëse të nisin hetimet!

Banorët e zonës tek Bregu i Lumit u zhvillua gjatë vitit 2019. Për muaj me radhë banorët e u përplasën me efektivët e policisë pasi kundërshtonin shembjen e banesave të tyre. Ata kërkonin dëmshpërblim për banesat e tyre por kjo gjë iu është refuzuar nga bashkia Tiranë pasi sipas saj nuk kanë dokumentacionin përkatës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *