Lajme

Tritoli ndaj drejtoreshës/ Pse u shënjestrua stomatologia 28-vjeçare?

Suida Kuka është vetëm 28 vjeç, me profesion stomatologe, por dje iu desh të njoftonte policinë pasi poshte makinës së saj tip “Range Rover” i ishte vendosur një bombë e sofistikuar me telekomandë.

Duket një “shpenzim” i madh nga financuesit e këtij atentati të mbetur në tentativë për një 28-vjeçare, e cila sapo ka nisur karrierën ku gjasat që të ketë bërë “flamuj të kuq” gjatë këtij rrugëtimi ende të shkurtër janë të pakta.

Pas njoftimit, policia e ka konstatuar eksplozivin poshtë makinës, të mbështjellë me një qese kroasanti, ndërsa më pas u bë një shpërthim i telekomanduar nga ekspertët e RENEA-s.

ABC News raporton Suida Kuka ka deklaruar në polici se nuk kishte konflikt me askënd.

Lexo më shumë  Bislimi në Institutin Hungarez të Çështjeve Ndërkombëtare: Kosova përtej barrierave drejt avancimit demokratik

Policia nuk e ka ende të qartë se kush mund të ketë dashur ta eliminojë të renë apo nëse ka qenë thjesht një mesazh ndaj dikujt tjetër. Burime bëjnë me dije se deri më tani, policia është duke verifikuar vendimet e Kukës gjatë detyrës së saj si drejtoreshë e Operatorit te Kujdesit Shëndetësor Shkodër për të zbuluar nëse gjatë kësaj periudhe ka qenë apo jo dikush i prekur prej kësaj veprimtarie që mund të çojë deri në vendosjen e një bombe poshtë makinës.

Po ashtu, një pistë tjetër është dhe ajo e ndonjë gjobe të papaguar. Mësohet se babai i saj është biznesmen dhe policia dyshon se ndonjë prej grupeve kriminale të Shkodrës t’i ketë vënë gjobë të atit të saj dhe pasi ai nuk e ka paguar, ta kenë paralajmëruar përmes së bijës.

Lexo më shumë  Shqipëria me lindjet në nivelin më të ulët historik, shtesa natyrore kthehet negative në 3-mujorin e parë

Duket një skenar i ngashëm me serialet e filmave me kartelet meksikane apo kolumbiane, por ky është tashmë realiteti me të cilin janë duke u përballur shkdoranët, por edhe banorët e mjaft qyteteve të tjera në Shqipëri.

Për fat të mirë, Suida Kuka i shpëtoi këtij atentati në tentativë, ndërkohë që për policinë ngjarja mbetet ende mister, sidomos në një qytet si Shkodra ku askush nuk flet dhe krimi bën kërdinë./ABC

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *