Lajme

Tri bomba 50 kilogramëshe të Luftës së Dytë Botërore zbulohen gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë

Tri bomba gjermane të tipit SC-50 të Luftës së Dytë Botërore janë gjetur sot gjatë punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Shakovicë.

FSK njofton se bombat 50 kilogramëshe janë larguar në një vend të sigurt nga ekipet e deminimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të ekipit të EOD-së, nga kampi Bondsteel i ushtrisë amerikane.

Lexo më shumë  27 qershori shënon 80 vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamerisë

Të njëjtat do të demolohen sipas planifikimeve, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player