Lajme

Tregtia me SHBA, eksportet edhe importet në nivelin më të lartë në 5 vitet e fundit

Shqipëria po shet e blen më shumë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm në 10 muajt e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në periudhën janar-tetor 2021, Shqipëria ka eksportuar në SHBA mallra me vlerë rreth 3,7 miliardë lekë, duke njohur një rritje me më shumë se 1 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

E njëjta tendencë konstatohet edhe me importet ku këtë vit, ku importet e mallrave kanë kapur vlerën e 13,1 miliardë lekëve, duke njohur rritje me 5,7 miliardë lekë në krahasim me një vit më parë. Nëse analizojmë të dhënat e 5 viteve të fundit, rezulton se sa i përket eksporteve, ato kanë arritur në nivelet e para pandemisë, e madje mund të konsiderohet si një ndër vitet më të mira të 5 viteve të fundit.

Lexo më shumë  Gërvalla: Kosova bëri pjesën e saj, presim nga Këshilli i Evropës ta ftojë Kosovën për tu anëtarësuar

Ndërsa sa i përket importeve, viti 2021 mund të konsiderohet si viti rekord, pasi shifra është në nivelet më të larta të 5 viteve të fundit.

Por, a janë këto shifra të kënaqshme? “Jemi në një drejtim pozitiv, por ende shumë i vogël. Edhe para dhjetë viteve kishim një shifër më të madhe. Duhet të gjejmë një formulë që është më konstante”, thotë Mark Crawford. Për ish-kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë, nga tregtia e jashtme SHBA-Shqipëri, e fituara do dilte kjo e fundit. “Tregu është më i madh atje për të shitur”.

Lexo më shumë  Kosova nuk është protektorat, është një shtet sovran/ Woelk: Sasia e ndërhyrjeve në punët e Kosovës është absurde dhe e patolerueshme

Eliminimi i taksimit të dyfishtë dhe barrierave në pikat kufitare, sipas Crawford, do i sillte përfitime të mëdha vendit dhe do bënte që SHBA-ja ta konsideronin Shqipërinë si një destinacion konstant për importet dhe eksportet e mallrave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *