Bota

Tre persona të vdēkūr, mbi 600 të plāgosur si pasojë e tërmetit të ri në Turqi

Tre njerëz kanë vdekur pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditur të hënën jugun e Turqisë.

Më shumë se 680 njerëz janë plagosur në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmetit të 20 shkurtit.

Thellësia e këtij tërmeti ka qenë vetëm dy kilometra, sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike.

Ky tërmet vjen dy javë pas dy tërmeteve mbi 7 shkallë të Rihterit që kanë lënë të vdekur mbi 44 mijë njerëz në Turqi dhe Siri.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Të vdekurit nga tërmeti i së hënës janë gjetur në qytetet Antakia, Defne edhe Samandagi, ka thënë ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu, duke u bërë thirrje njerëzve që të mos qëndrojnë në ndërtesat potencialisht të rrezikshme.

Soylo ka thënë se 213 njerëz janë plagosur në Turqi.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se 470 njerëz kanë vizituar spitalet pas tërmetit, i cili është raportuar të jetë ndier edhe në Egjipt dhe Liban.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë ditë më parë se puna për ndërtim të gati 200.000 banesave në 11 provincat e prekura nga tërmeti në Turqi, do të nisë muajin e ardhshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *