Lajme

Tre kryetarët e komunave veriore betohen sot

Tre kryetarët e komunave veriore sot betohen në ndërtesa publike. Kryetarët e zgjedhur në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan pritet të betohen sot. Kështu ka bërë të ditur të mërkurën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se nuk është normale që tash e 6 muaj këto komuna kanë mbetur pa kryetar, por edhe qytetarët pa shërbime komunale.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se veprimet e tyre kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, pritet të betohet në shkollën “Isa Boletini” nga ora 10:00, po ashtu pritet të betohet nga ora 10:00 edhe kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri. Ai do të betohet në fshatin Qabër. E i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, pritet ta kryejë betimin nga ora 13:00 në një zyre lokale në fshatin Bistricë.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Ndërsa, të premten (19 maj) në seancë solemne në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore është betuar si kryetar, Erden Atiq, i cili ka emëruar edhe katër drejtorë komunalë. Vendimi i parë që Atiq ka marrë, ka qenë emërimi i Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetare të komunës.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *