Tre filma nga Kosova pjesë e Festivalit të Filmit në Sarajevë
Së fundmi, tre filma të tjerë nga Kosova janë bërë pjesë e Festivalit të Filmit në Sarajevë.
Filmi “Fran and Verka: or a usual day in an abandoned village”, u dha premierë në edicionin e 29-të të festivalit.
Ndërkohë, në ditët në vazhdim do të shfaqen edhe një film bashkëprodhim dhe një zhvillim skenari.
Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook.
“Përkrahur nga QKK, dokumentari i metrazhit të shkurtër shpalos tregimin e Franit dhe Verkës, një çift kroat nga Kosova, të cilët janë banorët e vetëm të fshatit Vërnakollë. Përmes dokumentimit të një dite të çiftit, dokumentari na fton të rimendojmë ndjenjat e vetmisë, përkatësisë dhe lidhjes me vendin që e quajmë shtëpi”, ka shkruar në facebook Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Rruga Press