Bota

Trazirat në Kazakistan, thirrja e Blinken: Zgjidhje paqësore të krizës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri thirrje për zgjidhje paqësore të trazirave në Kazakistan.

Gjatë një bisede me homologun e tij kazak Mukhtar Tileuberdi ai po ashtu kërkoi që të ketë liri të medias. Blinken “ritheksoi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për institucionet kushtetuese të Kazakistanit dhe për lirinë e medias dhe bëri thirrje për zgjidhje paqësore të krizës, duke respektuar të drejtat e njeriut”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Lexo më shumë  Inteligjenca ukrainase: Rusia po furnizohet me njësi raketore nga Koreja e Veriut

Blinken shkroi në Twitter se ai zhvilloi një bisedë “konstruktive” me Tileuberdi. Kjo bisedë mes dy zyrtarëve erdhi në kohën e rritjes së dhunës në qytetin Almati të Kazakistanit. Në Kazakistan, për shkak të trazirave, një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia ka dërguar trupa për t’i ndihmuar autoritetet kazake që të shtypin protestat, të cilat janë më vdekjeprurëse në tre dekadat që prej se Kazakistani shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

Lexo më shumë  Dronët rusë godasin anijen gjermane me mallra në Detin e Zi, dëmtohen sistemet teknike

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *