Bota

Trazirat në Kazakistan/40 viktima dhe mbi 40 mijë të arrestuar

Më shumë se 4,400 njerëz janë arrestuar dhe më shumë se 40 kanë humbur jetën gjatë trazirave antiqeveritare në Kazakistan, sipas shifrave zyrtare të publikuara të shtunën nga mediat shtetërore.

Në mesin e viktimave janë edhe anëtarë të forcave të sigurisë.  Presidenti Kasim-Yomart Tokayev ka shpallur ditë zie kombëtare për viktimat e ngjarjes tragjike. Një aleancë ushtarake e ish-shteteve sovjetike e udhëhequr nga Rusia, Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), ka dërguar parashutistë në Kazakistan si pjesë e një force paqeruajtëse. Një total prej rreth 2,500 anëtarësh të forcave të sigurisë do të dërgohen në Kazakistan, tha  CSTO në një deklaratë.

Lexo më shumë  ''Mos na i vononi më armët'', Zelensky: Rusia po përfiton nga shpërndarja e ngadaltë e armëve

Presidenti rus Vladimir Putin, në një video-konferencë me Tokajev, mbështeti propozimin e këtij të fundit për një samit të CSTO për të diskutuar rreth trazirave. Gjithashtu edhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili ka bërë presion për trazira antiqeveritare në vendin e tij, zhvilloi një bisedë me Tokajevin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *