Bota

“Trap, budalla,gënjeshtar…”/ Gazetarët shajnë serbin Gjokoviç drejtpërdrejtë në edicionin e lajmeve (VIDEO)

Dy moderatorët e televizionit “Channel 7”, Mike Amor dhe Rebecca Maddern janë kapur duke folur me fyerje dhe ofendime për Novak Gjokoviçin gjatë kohës që nuk është ishin në transmetim live.

Në videon që po bën xhiron e rrjeteve sociale, Amor heq mikrofonin që është akoma i ndezur, ndërsa kamera pa dashje vazhdon të regjistrojë.

Ndërsa kolegu i saj teksa kërkonte për mikrofonin e tij, Maddern e filloi bisedën duke e etiketuar Gjokoviçin të botës një gënjeshtar. Ai u përshkrua si “gënjeshtar, budalla e trap.

Lexo më shumë  Reuten: Presidenti serb Vuçiq destabilizon rajonin

“Sido që ta shikoni, Novak Gjokoviç është një gënjeshtar, i poshtër, komplet trap. Ashtu si sido që ta shikosh. Është për të ardhur keq që të gjithë të tjerët janë rrethuar rreth tij.

Nga ta shikosh është një trap që vetëm gënjen. Një trap që mendon se po bën gjënë e duhur. Nuk mund ta justifikosh këtë veprim të tijin” – tha Maddern.

Lexo më shumë  Blinkeni në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Gjokoviç udhëtoi në Australi pasi mori një autorizim mjekësor që e përjashtonte atë nga respektimi i rregullave të rrepta të vaksinimit kundër koronavirusit, për të marrë pjesë në kampionatin “Australian Open”, të cilin ai e ka fituar nëntë herë. Sipas autoriteve australiane autorizimi i mjeksor është i falsifikuar dhe ka disa ditë që kjo çështje po vijon tashmë edhe nëpër gjykata.

https://twitter.com/TheJuggernaut88/status/1480860331270283264?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1480860331270283264%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2022%2F01%2F11%2Ftrap-budalla-gazetaret-harrojne-mikrofonet-hapur-kur-shajne-serbin-djokovic-video%2F

Rruga Press

YouTube player