BallinaLajme

Transportonin 6 emigrantë, dy në pranga nga policia e Gjirokastrës

Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi u kapën teska transportonin me mjetet e tyre emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesave.

Të arrestuarit janë një 22-vjeçar dhe një 30-vjeçar nga Kamza.

Njoftimi

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 7”.

Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

Sekuestrohet një automjet.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 7”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe I. Xh., 30 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Xh. dhe I. Xh, të cilët u kapën në afërsi të fshatit Sofratik, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedez Benz”.

Lexo më shumë  Euro prek një minimum të ri historik në tregun valutor në Shqipëri, zbret në 100.31 lekë

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

YouTube player