Trajneri i xhudos, Driton Kuka entuziast: Ëndrra po bëhet realitet
Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pasi u publikua projekti i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrullah Çeku ka dhënë lajmin për projektin e kësaj qendre.
Qendra do të shërbej për organizimin e lojërave ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Kuka i është gëzuar lajmit që e dha sot ministri i Sportit dhe e ka cilësuar si një ëndërr të bërë realitet.
“Ëndrra po behet realitet! Vendi ku farkohen medaljet e Arta Evropiane, Botërore e Olimpike po bëhet me kushtet më optimale për stërvitje Elitare”, ka shkruar ai.
Rruga Press