Sport

Trajneri i Çekisë thotë se në Air Albania do ta kenë ndeshjen më të vështirë deri më tani

Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj ndeshjen vendimtare më 12 tetor, kur në Air Albania pret Repbulikën Çeke.

Do të jetë një ndeshje vendimtare për të dyja ekipet përfaqësuese, pasi fitorja si për njërën ashtu edhe për tjetrën do të thotë se me 90 për qind do të sigurojnë plasmanin në Euro 2024.

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy gjatë konferencës për shtyp ku shpalli listën e të ftuarve për ndeshjen me kuqezinjtë më 12 tetor, tha se në Tiranë i duhen futbollistë rezistues duke pasur parasysh forcën e Shqipërisë dhe ambientin që zjarrtë që e pret në ‘Air Albania’.

“Besojmë se mund t’ia dalim. Është mirë që të gjithë lojtarët janë në formë. Nuk dua të bëj ndryshime menjëherë në çdo takim. Ne e dimë se çfarë na pret atje”.

“Kemi disa informacione nga polakët që humbën 0-2. E pamë ambientin, shqiptarët kanë shumë temperament. Shkojmë atje për fitore”, tha Silhavy.

Trajneri çek e ka të qartë se shkalla e vështirësisë në ‘Air Albania’ do të jetë maksimale, por ai ka besim se në përballja kaq delikate skuadra e tij do t’ia dalë.

“Ndeshja në Shqipëri ndoshta do të jetë shumë më e vështirë se ajo në shtëpi. E kemi bërë të vështirë, por besoj se mund t’ia arrijmë qëllimit kur bëhet fjalë për të luajtur për gjithçka”, deklaroi trajneri çek.

Rruga Press

YouTube player