Lajme

Tragjedia në Bullgari/ Vijojnë hetimet:Shoferi po ecte me shpejtësi mbi 90 km në orë

BULLGARI –Hetimet vijojnë për tragjedinë në Bullgari, ku si pasojë e djegies së autobusit humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe u lënduan 7 të tjerë. Mediat e huaja raportojnë se detaje të reja kanë dalë në dritë. 

Drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar dhe zëvendës kryeprokurori Borislav Sarafov ka njoftuar se në bazë të hetimeve shoferi i autobusit ka qenë me shpejtësi të madhe, duke tejkaluar 90 km në orë. Sarafov ka njoftuar se hetimet për aksidentin janë në fazën përfundimtare.

Lexo më shumë  Kamberi pas vizitës së Vuçiqit në Luginë: Pse shpërblehen me vende pune ata që fyejnë shqiptarët?

Hetimi për tragjedinë e autostradës së Strumës, ku humbën jetën 45 shtetas maqedonas, janë në fazën përfundimtare. Ne presim tre ekzaminime, ndoshta do të jenë gati para Krishtlindjeve. Autobusi është i ngjitur për bankinën. Ekzistojnë dy kategori të shpejtësisë e lejuar dhe e përshtatshme. Ne kemi një ide për shpejtësinë, por do të presim ekspertët e makinave. Shpejtësia është mjaft e paqëndrueshme, janë tejkaluar 90 km në orë”,– ka thënë Sarafov.

Lexo më shumë  Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *