Lajme

Tragjedia në Bullgari/ Autoritetet: Shoferi humbi orientimin, rruga pa sinjale

BULLGARI– Shkaku i përplasjes së autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku vdiqën 46 shqiptar, mund të jetë humbja e orientimit të shoferit në rrugë për shkak të mungesës së sinjaleve.  Ky është mendimi i dy ekspertëve nga Qendra Evropiane për Siguri Rrugore, Diana Rusinova dhe Krassimir Georgiev.

Dy ekspertët kanë kryer një eksperiment me një autobus të ngjashëm në itinerarin e mjetit të aksidentuar. Ata nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e aksidentit pasi rruga është ende e mbyllur mirëpo kanë thënë se gjendja e shenjave në rrugë është e keqe.

Lexo më shumë  Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Autobusi, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, u përfshi nga flakët në një autostradë, në jugperëndim të Sofjes, mëngjesin e 23 nëntorit.

Hetimet për shkakun e zjarrit kanë nisur. Në mesin e viktimave janë gjithsej 12 fëmijë, përfshirë dy vëllezër binjakë nga 4 vjeç.Shumica e udhëtarëve ishin turistë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë. Shtatë persona kanë shpëtuar dhe janë dërguar me djegie në spital. Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria kanë shpallur tri ditë zie për viktimat.

Lexo më shumë  Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë, dalin statistikat sipas komunave

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *