Lajme

Tragjedia në Bullgari, Antony Blinken mesazh ngushëllimi

Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken i ka shprehur ngushëllimet popullit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që humbën njerëzit e tyre të dashur në aksidentin tragjik në Sofje ku humbën jetën 46 persona.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm teksa autobusi me mori flakë në autostradën bullgare.

Blinken shkruan se DASH dhe i gjithë populli amerikan janë me popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

“Departamenti i Shtetit dhe populli amerikan i shprehin ngushëllimet më të thela popullit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve nga aksidenti i sotëm. Zemra jonë është me të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarëve i urojmë shërim të shpejtë,” shkruan Blinken.

Rruga Press

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *