Lajme

INSTAT: 11.5 % më pak turistë se në vitin 2019

Nga Erblina Mile

Turizmi shqiptar ende nuk i është rikthyer  situatës para pandemisë.Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë periudhës janar-tetor në vend kanë hyrë 5.1 milion shtetas shifër kjo 11.5% më pak  nëse e krahasojmë me periudhën para pandemisë.

Ndërkohë që gjatë 2019  në vend përgjatë të njëjtës periudhë janë regjistruar 5.8 milion shtetas të huaj. Peshën kryesore në këtë shifër e mbajnë kosovarët me 48 % duke pësuar rritje në krahasim me kontributin që kanë dhënë në vitin 2019.

Lexo më shumë  Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në veri të Mitrovicës

Hyrjet e shtetasve nga Greqia kanë pësuar rënien më të madhe me 57% e ndjekur nga Italia dhe Maqedonia e Veriut. Por nëse bëjmë një vlerësim të numrit të turistëve si dhjetëmujor me vitin 2020 që ishte edhe kulmi i pandemisë dhe shumë shtete kishin kufizime të forta përfshirë edhe Shqipëria, numri i shtetatsve të huaj u rrit me 2,2 herë.

Lexo më shumë  Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë

Përgjatë dhjetëmujorit të 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri janë Polonia  e cila ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë dhe Spanja me 4,4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *