Lajme

Tragjedia me 59 viktima në Koçan/ Taravari në Selanik: Pacientët që ndodhen në Greqi janë në gjendje të stabilizuar

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari ka vizituar të lënduarit nga zjarri në Koçan, që po mjekohen në dy spitale të Selanikut. Taravari njofton se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka falënderuar kolegët në Greqi për ndihmën. Ai shton se do të vijojë me informimin mbi gjendjen e pacientëve edhe në vazhdim.

Lexo më shumë  Situatë kritike në Fier/ Çahet argjinatura e Ferrasit, uji vërshon në fshat dhe rrezikon banesat

“Sot në orët e hershme të mëngjesit së bashku me Ministrin për punë të jashtme z. Timço Mucunski dhe me Dr. Ilir Velën erdhëm në Selanik për të parë gjendjen e pacientëve të shtruar këtu. Sapo dal nga spitali “G. Papanikolaou General Hospital” dhe Spitali Ushtarak në Selanik, të 5 pacientët që janë shtruar në këto spitale janë për momentin stabil. Falënderoj kolegët tanë të Selanikut, popullin dhe qeverinë greke për përkushtimin dhe ndihmën e tyre! Do ju mbajmë të informuar për pacientët e tjerë”, ka shkruar Taravari.

Lexo më shumë  Lëvizja Vetëvendosje arrin në 51%, Kurti merr mbi 400 mijë vota, politikani më i votuar në Kosovë

Rruga Press

YouTube player