Bota

Policia në Novi Sad rreh studentët me shkopinj, shfaqen pamjet

Mbrëmë ka ndodhur një përleshje mes studentëve dhe policisë në Novi Sad, kur studentët, të cilët prej mesnatës kishin bllokuar hyrjet e Kuvendit të qytetit, janë pritur me ndërhyrjen e forcave të sigurisë.

Sipas informacioneve nga terreni, gjatë ndërhyrjes disa studentë janë lënduar.

Rreth orës 2:30, xhandarmëria është shfaqur në rrugën Strazhilovska dhe Bulevardin Mihajla Pupina, dhe më pas janë pozicionuar përballë gardhit para administratës së qytetit në rrugën Zharka Zrenjanina.

Lexo më shumë  Sulm izraelit ndaj spitalit Nasser në Gaza, 6 viktima dhe mbi 20 të plagosur

Studentët u gjendën mes xhandarmërisë dhe policisë së trazirave.

Rruga Press

YouTube player