Trafiku Urban, pre e politikës: Përparim Rama punëson 69 vetë për vota, në rrezik miliona euro të BERZH-it
Shkruan Nexha Gjema
Përparim Rama – Abuzim me buxhetin për qellime elektorale me Trafikun Urban
Trafiku Urban Prishtinë, ndërmarrja komunale e transportit publik n’Prishtinë është operatori ma i madh i autobusave me mbi 500 punëtorë (të paktën 200 ma shumë se çka ka nevojë) , tani prap u kthy n’arenë t’fushatës elektorale.
Më 28 gusht, n’mes t’fushatës, Përparim Rama, bashkë me Ylber Çitakun e PDK-së, vizituen Trafikun Urban. Të nesërmen, pa humb kohë, shpallet konkursi për pranimin e edhe 69 punëtorëve të rinj, kryesisht kontrollorë/kondukterë.
Po edhe kjo dyqysh si mos me i mjaftue, ata magacinën e pjesëve rezervë filluen me renovu për me e kthy n’zyre, kinse s’paskan vend t’mjaftueshëm. Në fakt, kjo asht pasqyra klasike e abuzimit me buxhetin publik për vota.
Pasojat?
Janë shumë ma t’randa:
Ky punësim i panevojshëm e rrezikon kredinë e BERZH-it për autobusat e ri. BERZH kishte dhanë kredi milionëshe për Komunën e Prishtinës, që për herë t’parë në Kosovë me pru autobusë elektrikë. Projekti parashihte 24 automjete Euro VI e 6 autobusë elektrikë me bateri, bashkë me krejt infrastrukturën për mbushje.
Pra, krejt kjo ishte një hap i madh drejt modernizimit t’transportit publik, ndërsa Përparimi e rrezikon për një grusht votash.
Hajrulla Çeku n’krah t’kundërt ka vizion krejt tjetër: me ba reformë e efikasitet për me i përmirësu shërbimet për qytetarët, e jo me mashtrime klasike zgjedhore. Askush s’ka me u largu prej pune, por ka me pasë riaftësim e riorganizim brenda administratës komunale të ndërmarrjeve komunale, pra secili ka me punu aty ku i bjen me kontribu ma shumë.
Pra, kjo s’asht veç lojë e radhës, por edhe nji alarm për Prishtinën.
Abuzimi, keqmenaxhimi e korrupcioni duhet me u ndalë!
E mënyra e vetme me e ndalë është që me 12 tetor me dalë e me votu Hajrullah Çekun, njeriun që qeverisë me përgjegjësi, me transparencë e me dashni për qytetin tonë. ![]()
![]()
Përnime jemi lodhë ma me këto lojna…
Rruga Press

