Trafiku i kokainës nga Ekuadori me kontenierin e kompanisë që shihni çdo ditë në reklama
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me 119 kg kokainë e cila u sekuestrua mbrëmë në një magazinë në Vaqar.
Burime policore konfirmuan se kontejneri me banane të porositura nga kompania shumë e njohur Bana King, ka ardhur nga Ekuadori në Itali, në Goia Toauro, ndërkohë që autoritetet italiane nisën dyshimet pasi konstatuan se mungonte plumbçia, që mbyll ngarkesën.
Pasi është hapur kontejneri, është konstatuar se mungojnë paleta me banane. Autoritetet italiane dyshojnë se në këto kuti që mungojnë, ka pasur një sasi të madhe lënde narkotike dhe janë duke hetuar atje për të parë nëse autorët e dyshuar janë filmuar nga kamerat e sigurisë.
Kontejneri më pas ka marrë rrugën dhe ka ardhur në Durrës. Mësohet se në Romanat kanë dalë personat e paidentifikuar qe të marrin drogën, por policia nuk e beson se ata kanë arritur që ta gjejnë këtë sasi. Pas këtij momenti kompania ka informuar policinë.
Rruga Press