Bota

Tradhti kombëtare dhe korrupsion – Në Moldavi arrestohet ish-presidenti, i afërt me Putinin; reagon Moska

Ish-presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon është arrestuar pas një seri bastisjesh të kryera nga policia moldave, në kuadër të një hetimi që e sheh atë të dyshuar për tradhti, korrupsion, pasurim të paligjshëm dhe financim ilegal të partisë.

Agjentët e policisë dhe inteligjencës moldave shoqëruan ish-kreun e shtetit, që aktualisht udhëheq opozitën pro-ruse, pasi i vunë prangat në shtëpinë e tij në kryeqytetin Çisinau.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Prokurorja anti-korrupsion Elena Kazaçov deklaroi se Dodon dhe një person tjetër do të mbahen në arrest për 72 orë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se Moska kishte mbetur e alarmuar nga “persekutimi” i ish-presidentit, por shtoi se kjo është çështje e brendshme e Moldavisë.

“Së pari, kjo është çështje e brendshme e Moldavisë. Së dyti, ne jemi të shqetësuar që praktika dhe persekutime të tilla po aplikohen sërish ndaj mbështetësve të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore me Federatën Ruse. Shpresojmë që të drejtat ligjore të Dodon të respektohen”, tha Peskov.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Gjatë bastisjeve të policisë, mbështetës të shumtë të Dodon mbushën rrugët dhe u mblodhën përpara godinës së Parlamentit të Moldavisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *