Bota

Flet ish-shefi i shërbimit inteligjent: Putini në pushtet deri në fillim të vitit 2023

Vladimir Putin mund të largohet nga pushteti që në fillim të vitit të ardhshëm, sipas një ish-anëtari të MI-6.

Teksa shumë thashetheme qarkullojnë rreth gjendjes shëndetësore të presidentit rus, Sir Richard Dearlove, një ish-drejtor i agjencisë britanike të inteligjencës, tha se Putini mund të përfundonte në një “sanatorium”.

Ai shpjegoi: “Nëse teoria ime realizohet, mendoj se Putini do të jetë jashtë pushtetit deri në vitin 2023. Ai ndoshta do të zhduket në një sanatorium, nga i cili nuk do të dalë si lideri i Rusisë.”

Lexo më shumë  Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Hipoteza më e shpeshtë në lidhje me sëmundjen e presidentit rus është ajo e kancerit dhe nëse ai nuk mund të merrte më funksionet e tij, zëvendësuesi i tij tashmë është gjetur në personin e Nikolai Patrushev.

Rusia aktualisht është goditur nga sanksione të shumta si embargoja e gazit apo naftës, përveç inflacionit të lartë dhe rënies së PBB-së./businessinsider.com

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *