Bota

Toyota, shitësi më i madh i makinave në botë

Toyota ka shitur 10.5 milionë automjete në botë gjatë vitit 2021. Shitjet e kompanisë japoneze u rritën me 10.1% krahasuar me vitin e kaluar.

Tashmë, Toyota renditet si prodhuesi më i madh i makinave në botë për të dytin vit radhazi. Konkurrenca me Volkswagen-in gjerman është ngushtuar.

Procesi i prodhimit të një makine Toyota

Prodhuesit e makinave janë detyruar të shkurtojnë prodhimin për shkak se mungesa e gjysmëpërçuesve gjatë pandemisë ndërpreu zinxhirët e furnizimit, duke rritur konkurrencën për komponentin kryesor midis prodhuesve të pajisjeve elektronike të konsumit.

Lexo më shumë  Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Sidoqoftë, kompania japoneze e ka përballuar pandeminë më mirë se shumica e prodhuesve të tjerë të makinave, sepse tregu i saj vendas, Japonia dhe pjesë të Azisë, janë prekur më pak se Evropa.

Toyota, e cila publikon fitimet e tremujorit të tretë më 9 shkurt, ka thënë se ka të ngjarë të mos arrijë objektivin e prodhimit prej 9 milionë automjetesh.

Rruga Press

Lexo më shumë  Borrell: Në Gaza ka uri të plotë, po përparon drejt jugut
YouTube player