Sport

TOPI I ARTË/ Nis zbardhja e listës, zbulohen 20 emrat e fundit

Muajin e kaluar u publikua listra me 30 lojtarët që ishin në garë për “Topin e Artë” dhe sonte do të mësohet se kush do të jetë fituesi.

“France Football” ka nisur të zbulojë renditjen duke nisur nga fundi.

Në vendin e 29-të u renditen Azpilicueta dhe Luka Modric, ndërsa në vendin e 26-të Nicolo Barella, Ruben Dias dhe Gerard Moreno. Phil Foden u pozicionua në vendin e 25-të, pas talentit Pedri të Barcelonës. Harry Kane mori vendin e 23-të.

Vendin e 21-të e ndajnë Lautaro Martinez dhe Bruno Fernandes, të pozicionuar pas Riyad Mahrez. Listën e 20 më të mirëve e hapi Mason Mount i Chelsea, ndërsa në vendin e 18-të u pozicionua Simon Kjaer.

Renditja vijoi me një gjahtar golash, sulmuesin e Atletico Madrid, Luis Suarez. Braziliani Neymar u rendit vetëm në vendin e 16-të. Sterling i City i pozicionua i 15-ti. Renditja vijoi me Bonuccin e Chiellnin njëri pas tjetri, pas Lukakut që u rendit i 12-ti dhe Haaland të 11-it.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *