Bota

Top dezinformatat ruso-serbe gjatë javës që lamë pas – NATO cak i tyre

NATO dhe mediat perëndimore ishin cak i dezinformatave serbe dhe ruse gjatë javës që lamë pas.

Ishte publicisti Igor Ivanoviq, i cili bëri një sërë pretendimesh të diskutueshme rreth NATO-s dhe rolit të saj në marrëdhëniet globale. Në një intervistë me Sputnik Srbia, Ivanoviq pretendonte se NATO është shkaku kryesor i destabilizimit aktual global, derisa e akuzoi aleancën se gjoja planifikon të instalojë një mburojë bërthamore pranë kufijve të Rusisë.

Ishte Informeri që përhapi dezinformata nën pretendimet se “presidenti amerikan, Joe Biden ka shpallur mundësinë e shpërbërjes së NATO-s”.

Nën titullin “Ka mbaruar! Makthi i perëndimit po bëhet realitet: Biden shpall mundësinë e shpërbërjes së NATO-s”, Informer dezinformoi se presidenti amerikan Joe Biden kishte paraqitur mundësinë e shpërbërjes së NATO-s. Ndërsa dihet se në realitet, deklarata e presidentit Biden kishte të bënte me nevojën për të forcuar dhe mbështetur aleancën e NATO-s.

Lexo më shumë  Një anije kineze mbetet në qendër të hetimit për gazsjellësin e detit Baltik të dëmtuar vitin e kaluar

Cak i dezinformatave gjatë jaavës që lamë pas ishin edhe mediat perëndimore. Ishte “Pravda” që doli me propagandë për sulmin terrorist në Moskë, ku përmes një artikulli akuzoi mediat perëndimore se “nuk po raportojnë numrin e viktimave.”

Në këtë mënyrë “Pravda” dezinformoi se në lidhje me udhëzimet e supozuara të marra nga mediat perëndimore për të mos raportuar për shtrirjen e vërtetë të tragjedisë në lidhje me aktin terrorist në Crocus City, derisa pretendoi rrejshëm se “mungesa e dhembshurisë dhe humanizmit ndaj popullit rus po ekspozohet si pjesë e një komploti perëndimor”. Deklarata këto që gjetën mbështetjen e Ministrisë së Jashtme ruse.

Lexo më shumë  Zelensky i kërkon NATO-s të dërgojë sa më parë armatim

Teksti i publikuar nga portali “Pravda” është një shembull i qartë i përhapjes së dezinformatave dhe raportimeve të njëanshme që synojnë diskreditimin dhe promovimin e qëndrimeve negative ndaj Perëndimit./The Geopost/

YouTube player