BallinaBota

Tom Cruise po planifikon të bëhet ylli i parë i “Hollywood-it” që xhiron një film në hapësirë

“Mission Impossible” po synon të arrijë të pamundurën në seritë e ardhshme, pasi Tom Cruise po planifikon t’i filmojë skenat e filmit në hapësirë.

Ylli 58-vjeçar ka luajtur rolin e “Ethan Hunt” në këto seri, që nga viti 1996, ndërkohë që aktualisht po filmohen pjesa e 7-të dhe e 8-të, që janë dy pjesët e fundit, raporton “Mirror”.

Burimet thonë se aktori është i gatshëm të shpenzojë shuma të mëdha parash për ta bërë të mundur këtë gjë, ndërkohë që po harton një plan me ndihmën e ekspertëve në agjensinë hapësinore amerikane “NASA”.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Një burim tha për “The Sun”: “Tom është i mirënjohur për gjëra të tilla dhe filmat ‘Mission Impossible’ kanë pasur disa prej momenteve më të mëdha dhe më të hollësishme të xhiruar ndonjëherë.

Por, ai është i etur t’i shtyjë gjërat më larg se ç’ka bërë çdokush tjetër më parë dhe, padyshim, e panjohura është se ‘a mund të filmoni në të vërtetë në hapësirë’. Ai është i sigurt se mund të bëjë diçka dhe i ka folur NASA-s për këtë”.

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Nëse plani i tij funksionon, aktori do të bëhet njeriu i parë në botën e Hollivudit që filmon skena për një film në hapësirën kozmike.

Filmi ka grumbulluar 3.5 miliard dollarë të ardhura gjatë 24 viteve të fundit.

Megjithatë, për shkak të pandemisë, ai është ndërprerë disa herë.

YouTube player